Rizvanolli njofton hapjen e ankandit të parë të erës me kapacitet 100MW

18 dhjetor 2024 | 13:13

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se këtë të mërkurë është hapur ankandi i parë i erës me kapacitet prej 100 MW.

“Pavarësisht se cila kompani del fituese e ankandit, përfituesi më i madh përfundimisht është qytetari i Kosovës që përfiton energji të pastër me çmimin më të ulët të mundshëm”, ka shkruar Rizvanolli në “Facebook”, duke falënderuar paraprakisht ShBA-në dhe qeverinë gjermane.

Postimi i plotë:

Sapo hapëm ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100MW!

Një sektor i energjisë i pastër, konkurrues e transparent tashmë nuk është vetëm vizion- është realitet.

Falemnderit për bashkëpunimin IFC – International Finance Corporation, të përkrahur nga qeveria gjermane, si dhe një mirënjohje të veçantë Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID Kosovo dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e madhe dhe të vazhdueshme për sektorin e energjisë dhe Kosovën.

Pavarësisht se cila kompani del fituese e ankandit, përfituesi më i madh përfundimisht është qytetari i Kosovës që përfiton energji të pastër me çmimin më të ulët të mundshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anatomia e nazizmit serb: Sllobodan Millosheviqi - nga Fushë Kosova…