Rizvanolli paralajmëron ngritjen e çmimit të rrymës
20 tetor 2021
| 12:40
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar se gjatë sezonit dimëror të vitit të ardhshëm mund të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, për shkak se rritet konsumi edhe importit të rrymës.
“Ne kemi fatin që nuk jemi mbështetur në import të energjisë. Nuk ka vend për panik, jemi duke shikuar se çfarë masa janë duke u ndërmarrë ne Evropë për krizën energjike. Gjatë dimrit konsumi rritet e po ashtu importi, kjo nuk do të ndihet menjëherë në fillim. Por do të vërehet më vonë nëse importojmë shumë. Qytetarët duhet të kenë parasysh që të mos ngrohen me energji elektrike. Sa më shumë që konsumojmë do të rritet importi, e kjo do të ndikojë në çmimet në vitin tjetër gjatë sezonit të dimrit”, ka thënë ajo.