Rizvanolli për Strategjinë e energjinë: Ndryshon tërësisht sistemi
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paraqitur para deputetëve Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.
Ajo u ka bërë thirrje deputetëve që ta vizojnë këtë strategji sepse sipas saj, kjo do ta ndryshojë sistemin e energjisë në Kosovë.
“Strategjia është dokument themelor e cila përcakton drejtimet dhe veprimet kryesore për sektorin e energjisë gjatë 10 viteve të ardhshme. Në termocentralin ‘Kosova B’ do të bëhen investime për t’i ulur ndotjen nga oksidet e sulfurit dhe azotit”.
“Rivitalizimi i thellë i ‘Kosovës A’ do të fillojë menjëherë. Kështu do të sigurojmë kapacitet për së paku për 540 megavat për ngarkesë bazë dhe 360 megavat si rezervë strategjike deri në vitin 2030 është fjala për kapacitete e linjitit”.
“Do të ndërtojmë kapacitete të reja me burime të reja të energjisë me atë të diellore dhe nga era që deri në fund të dekadës të mos kemi nevojë për termocentralin ‘Kosova A’ dhe ato të punojnë vetëm gjatë dimrit dhe në periudha krizash. Duke marr parasysh nevojën e kësaj strategjie kërkoj që të votohet”, ka thënë Rizvanolli.