Rizvanolli përfaqëson Kosovën në Forumin për Klimë dhe Energji në Zagreb

03 mars 2023 | 11:48

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli po përfaqëson Republikën e Kosovës në Forumin e Partnershipit për Bashkëpunim Transatlantik për Klimë dhe Energji (P-TECC), që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Ministrja Rizvanolli po merr pjesë me ftesë të Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ishte pjesë e panelit të efiçencës dhe energjisë së ripërtërishme në kuadër të forumit, ku folës ishte edhe Peter Szijjarto, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Marc Lafrance, përfaqësues i Departamentit Amerikan për Energji dhe Jubo Turashvili, përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Gjeorgjisë.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Rizvanolli ka ndarë përvojën e suksesshme të Kosovës në përballje me krizën energjetike dhe të gjitha masat që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, si dhe për të rritur efiçiencën, si subvencionimi i pajisjeve efiçiente, subvencionimi i kursimit dhe fushatat vetëdijësuese.

Ministrja Rizvanolli po ashtu theksoi se gjatë muajve në vijim do të thellojnë ndarjen e përvojave dhe bashkëpunimin me Departamentin e Energjisë së ShBA-ve në këtë fushë.

Në vitin 2021, ministrja Rizvanolli ka përfaqësuar Kosovën për herë të parë në këtë forum, i cili është mbajtur në Varshavë.

P-TECC është e fokusuar në bashkëpunimin teknik në disa fusha, duke përfshirë përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe shpërndarjen e energjisë së pastër, përfshirë sektorët e energjisë së rinovueshme, energjisë bërthamore, po ashtu mbështet praktikat më të mira të sigurisë kibernetike të energjisë dhe promovimin e investimeve të reja kapitale në infrastrukturën kryesore të energjisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Serbi ka arrestuar një 44-vjeçar në Brus afër…