Rizvanolli priti drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë

15 qershor 2021 | 16:11

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë sot kanë pritur në takim Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, Specialistin e Sektorit të Energjisë, Rhedon Begolli dhe Specialisten e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Trandelina Baraku.  

“Në takim përfaqësuesit e ME-së dhe ata të BB-së kanë diskutuar në detaje projektet e Bankës Botërore në Kosovë të cilat bien nën përgjegjësinë e ME-së. Të dyja palët kanë shprehur interesim dhe vullnet për të thelluar bashkëpunimin afatgjatë mes të dy institucioneve.  

Gjatë këtij takimi u diskutua për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, zhvillimin e sektorit privat si dhe fokusin në nivel mikroekonomik. Përderisa të dyja palët pajtohen që rruga e drejtë për zhvillim mbetet ajo e energjisë së gjelbërt, përballueshmëria dhe qëndrueshmëria e projekteve mbesin si elementet kryesore të zhvillimit dhe do të eksplorohen më tutje përmes analizave, rekomandimeve të politikave dhe studimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e MEA.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur të martën…