Rizvanolli refuzon të përgjigjet në pyetjet për ‘Trepçën’, veç pse PDK-ja s’po ia voton marrëveshjet ndërkombëtare
08 shkurt 2024
| 12:34
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli i ka ikur përgjegjësisë së saj për t’iu përgjigjur pyetjes së deputetëve.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka pyetur ministren Rizvanolli për gjendjen e ndërmarrjes “Trepça”.
Rizvanolli ka thënë se nuk do t’i përgjigjet pyetjes së deputetëve të PDK-së përshkak se kjo parti nuk po ia voton marrëveshjet ndërkombëtare.
Kjo qasje arrogante e pushteti karshi opozitës nuk është e re. Kryeministri Kurti muaj më parë kishte refuzuar të iu përgjigjet opozitës për të njëjtën arsye.