Rizvanolli s’i përgjigjet, Shala: S’di çfarë ta pyes, paska ardhur e papërgatitur (video)
12 shtator 2024
| 12:12
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është e papërgatitur, pasi nuk i është përgjigjur në disa pyetje.
Shala ka shtruar disa pyetje sa i përket “Trepçës”, megjithatë, ministrja disa herë tha se nuk i ka të dhënat aktualisht.
“Me thënë të drejtën, unë nuk e di çka e pyes, paska ardhur e papërgatitur, pyetjet janë të skaduara në kohë, por parimisht ministrja në asnjë raport të saj nuk e ka pasqyruar çështjen e ndërmarrjes ‘Trepça’ veri…”, ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës.