Rizvanolli tregon se a do të paguajë qeveria përsëri miliona euro për rrymën në veri

06 tetor 2022 | 12:07

Në një konferencë të thirrur për media, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është deklaruar lidhur me çështjen e energjisë-elektrike në vend.

Rizvanolli ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i respektojë zotimet e saj për të mbuluar kërkesat për energji në të gjithë vendin.

Lidhur me këtë, ajo ka thënë se këtë do ta bëjnë deri në momentin kur skadon marrëveshja e arritur me kompaninë serbe “Elektroserver”, për të cilën ka thënë se zbatimi i saj nuk është i plotë.

“Kemi zotime ndërkombëtare për të mbuluar kërkesën e energjisë elektrike që vjen brenda kufijve të Kosovës kudo qoftë ajo dhe ne jemi zotuar që këtë do ta bëjmë deri në momentin kur skadon afati i marrëveshjes. Jemi në një kohë kur realizimi i marrëveshjes nuk është i plotë sipas afateve që kanë qenë, sido që të jetë ka përparim dhe me BE-në dhe me partnerët e tjerë janë duke u diskutuar hapat e ardhshëm sa i përket kësaj”, ka thënë Rizvanolli.

Ndryshe kjo kompani është ngarkuar të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e energjisë-elektrike të shpenzuar në veri të Kosovës-zonë kjo e banuar me shumicë serbe.

Pas marrëveshjes, “Elektroserver”-i nuk i ka dorëzuar të dhënat e fundit për konsumatorët në Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe te Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea e mposhti Milanin me rezultat 3-0, në ndeshjen e…