Rizvanolli vizitoi ambientet e Qendrës Dispeqerike në KEDS

31 dhjetor 2024 | 23:11

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e shoqëruar nga stafi përcjellës, në këto orë të vona vizitoi ambientet e Qendrës Dispeqerike në KEDS.

Ajo u interesua për mbarëvajtjen e rrjetit elektrik shpërndarës në këtë natë festive, për detajet e së cilës e njoftoi Hajdin Zhdrella, menaxher i rrjetit në KEDS.

Me theks të veçantë, ajo u njoftua për mbingarkesat e kohëpaskohshme që po paraqiten në disa rajone, si dhe punën e pakompromis të të gjithë punëtorëve të KEDS-it për të intervenuar, për çdo eventualitet, kudo që paraqitet nevoja.

Krahas një urimi të përzemërt për Vitin e Ri 2024, Rizvanolli falënderoi të gjitha ekipet e KEDS-it që ndodhen në terren dhe në dispozicion, në mënyrë që konsumatorët tanë të kenë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…