Rizvanolli: Zhvillimi i “Trepçës” është kthyer në binarë

03 dhjetor 2022 | 18:57

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se zhvillimi i ndërmarrjes “Trepça” është kthyer në binarë.

Në një shkrim në “Facebook”, ajo ka renditur disa prej të cilave i ka cilësuar si suksese të ndërmarrjes të cilën e ka cilësuar me peshë historike për Kosovën.

“Më 2022 Trepça: pagë mesatare 805€ për minatorë; angazhim i 200+ punonjësve për praktikë; shpenzimet janë ulur për 18%; të hyrat janë rritur për 23%; investimet kapitale janë rritur për 20%; kursim i 1800 MWh energji në krahasim me vitin paraprak. Trepça është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike, për Mitrovicën e tërë Republikën”, ka thënë ajo. “Zhvillimi i saj është kthyer në binarë”.

Rizvanolli është zotuar se Trepëa “do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Qeverisë”.

Megjithatë ka shtuar se shteti pret nga kjo ndërmarrje rezultate e llogaridhënie ndaj taksapaguesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me…