Robben: Guardiola, trajneri më i mirë
20 gusht 2019
| 17:32
Arjen Robben ka punuar me shumë trajner gjatë karrierës së tij si futbollist, por e ka vlerësuar Pep Guardiolën si më të mirin.
“Një vendim i vështirë, pasi kam kaluar shumë momente të rëndësishme me shumë trajnerë. Gjithsesi, nëse doni të dini më të mirin unë them Guardiola. Kur et për futbollin, ai është i shkëlqyer. Kur erdhi Pep te Bayern isha 30 vjeç. Në atë moshë mendon vetëm të jesh konstant dhe të mos ulësh nivelin. Nën urdhëratë e tij, përkundrazi, u përmirësova ndjeshëm. Krejt papritur luaja në fushë në pozicione që nuk i kisha menduar kurrë. Për mua është më i miri”, ka thënë Robben