Robbeni: Çdo lojtar i ëndërron këto ndeshje
Liverpool-Bayern Munchen është një nga çiftet më të forta të Ligës së Kampionëve. Dueli gjermano-anglez pritet të jetë i zjarrtë dhe spektakolar.
Arjen Robben paralajmëroi para disa ditësh se ky do të jetë sezoni i tij i fundit ne Bavari dhe ai ëndërron ta mbyllë me sukses. Shorti u tregua i pamëshirshëm me ekipin e Kovaç, por holandezit nuk i intereson shumë.
34-vjeçari po i pret me padurim dy ndeshjet përballë Liverpoolit të Kloppit dhe tregon se çdo futbollist ëndërron të luajë këto lloj takimesh.
“Një short i madh, Liverpool është zhvilluar shumë dhe ka një skuadër fantastike. Ata kanë lojtarë të mëdhenj, kreativitet dhe një grup solid. Atmosfera në ‘Anfield’ do jetë e zjarrtë. E përsëris, është një short i madh, çdo lojtar i ëndërron këto ndeshje”, ka thënë Robben.