Robbeni lëndohet serish, mungon ndaj Liverpoolit
08 mars 2019
| 15:48
Arjen Robben është lënduar sërish dhe do të humbasë përfundimisht sfidën me Liverpoolin të mërkurën në mbrëmje për Ligën e Kampionëve.
Holandezi shpresonte se do të rikuperohej për këtë sfidë, por ai ka pësuar një dëmtim tjetër që do e mbajë përgjatë tre javëve të tjera larg fushave të blerta. 35-vjeçari ka pësuar dëmtim në pulpë sapo është kthyer në stërvitje këtë javë. Ndeshja e fundit që ai ka luajtur ishte në nëntorin e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve kundër Benficës, ku madje shënoi dy gola.
Lajm i mirë është marrë nga Kingslej Coman, i cili duket se për Liverpoolin është rikuperuar dhe do të jetë në fushën e lojës.