Robbeni mund të rikthehet nga pensioni

27 prill 2020 | 13:21

Ish-futbollisti i Bayern Munich, Arjen Robben, ka thënë se është duke menduar t’i kthehet futbollit pas më pak se një vitit nga pensionimi nga kjo lojë.

Robben i dha fund karrierës profesioniste verën e kaluar dhe e pranon se, derisa në fillim nuk i kishte munguar futbolli, tani ka nisur të mendoj për të luajtur përsëri, transmeton Gazeta Express.

Holandezi 36-vjeçar ka thënë për FC Bayern: “Në fillim nuk më mungonte aspak futbolli. Por pastaj erdhi një fazë kur fillova të mendoj: ‘Hej, mbase duhet të luaj përsëri’. Kohë pas kohe ndiej se dua të luaj”.

Robben i kaloi dhjetë vjet në Bayern dhe i bëri 309 paraqitje për klubin, duke i shënuar 144 gola dhe i dha 101 asiste.

Gjatë asaj kohe, ai i fitoi shumë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, tetë herë Bundesligën dhe pesë herë Kupën e Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me…