Robbeni mungon ndaj Dortmundit

29 mars 2019 | 18:39

Sulmuesi holandez, Arjen Robben i cili do të largohet nga Bayern Munchen në fund të këtij sezoni, do të mungojë në klasiken e tij të fundit të futbollit gjerman, pasi e ka të pamundur të rikuperohet në kohë për sfidën ndaj Borussia Dortmund.

“Nuk e di akoma nëse do të jem gati, duhet të shohim. Gjithsesi, mendoj se është një hipotezë e parealizueshme. Jam drejt rikuperimit, por nuk stërvitem akoma me ekipin. Mendoj se do të duhet pak kohë”, ka deklaruar Robben.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e udhëhequr nga humanisti Halil Kastrati,…