Robbeni nënshkruan kontratë me Gronningenin
28 qershor 2020
| 10:33
Arjen Robben nuk ka ndërmend të tërhiqet, sepse ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me holandezët e Gronningen.
Në moshën 36-vjeçare, sulmuesi holandez mesa duket ka vendosur që ndeshjet e fundit të karrierës t’i luajë pikërisht me skuadrën ku u rrit dhe debutoi në futbollin profesionist, pasi ka qenë atje në periudhën 1996-2002.
Arjen Robben është një nga emrat më të njohur të futbollit holandez, teksa kulmin e karrierës së ti je ka pasur me gjermanët e Bayernit të Mynihut, fanellën e të cilëve e veshi për më se ndeshje gjatë 10 sezoneve dhe arriti të shpallet edhe Kampion Europe me ta.