Robbeni nuk e përjashton mundësin e kalimit te Interi

07 janar 2019 | 17:01

Interi është duke u interesuar për futbollistin e Bayern Munchenit, Arjen Robben. Skuadra italiane po tenton ta sjellë 35-vjeçarin në “San Siro” në fund të sezonit si lojtar të lirë.

“Me të vërtetë. Jam shumë krenar dhe i lumtur që po marr oferta. Javët e fundit kanë qenë shumë intensive, sidomos për babanë tim, i cili është agjenti im, por është bukur të dëgjosh që ka klube që interesohen. Për mua, e ardhmja është akoma e hapur. Ende jam duke pritur. Dua të pres dhe të fokusohem që të jem në formë, të rikthehem në skuadër dhe të luaj futboll. Nuk e di kur, por do të marr një vendim. Nuk do të pres deri në fund të sezonit sepse kam familje dhe duhet ta planifikoj lëvizjen fillimisht. E përsëris, jam i privilegjuar dhe me fat që klube të mëdha kanë shfaqur interesim për mua”, ka thënë Robbeni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica parlamentare në Maqedoni pret që deri të premten të…