
Robbeni refuzon transferimin në Kinë
14 maj 2019
| 12:47
Ylli holandez, Arjen Robben do të largohet nga Bayern Munchen në fund të këtij edicioni. 35-vjeçari që është pjesë e Bayernit që dhjetë vjet ka refuzuar transferimin në Kinë, pasi ende dëshiron të luaj në nivele të larta.
“Dua të vazhdoj të luaj. E rëndësishme është që nuk do të humbas pesë muaj. Në karrierën time gjithmonë kam luajtur në nivelet më të larta. Kam shumë oferta në Evropë, por jo vetëm. Por, e sigurt është që e ardhmja ime nuk do të jetë në Kinë”, ka thënë Robben.
Anësori holandez ka luajtur edhe për Groningenin, PSV-në, Chelsean dhe Real Madridin.
/Epoka e re/