Robbeni tërhiqet përfundimisht nga futbolli

15 korrik 2021 | 14:26

Ish-ylli i Bayern Munchen dhe Chelseat, Arjen Robben ka njoftuar tërheqjen e nga futbolli profesionist në moshën 37 vjeçare.

Holandezi ka konfirmuar lajmin në një deklaratë përmes faqes zyrtare të Groningen në të cilën shkruhet: “Të dashur miq futbolli, unë kam vendosur të ndaloj karrierën time aktive në futboll. Një zgjedhje shumë e vështirë. Unë dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen e ngrohtë”.

Robben largohet me një karrierë të lavdishme, veçanërisht te Bayerni ku zhvilloi 201 ndeshje në 10 vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, beson se helmimi…