Robelli: Ramush Haradinaj u tregua largpamës

29 shtator 2020 | 23:57

Ramush Haradinaj, para pak ditëve, në një emision televiziv pati deklaruar se publikimi i dosjeve së Specialeve është shumë i rrezikshëm dhe se veteranët po bëjnë një gabim të madh.

“Kosova duhet të jetë e saktë në zbatim të ligjit. Dikush po mendon që është duke ndihmuar diçka, por ata janë duke i dëmtuar të akuzuarit”, ishte deklarata e Haradinajt.

E me këtë është pajtuar gazetari shqiptar, Enver Robelli, i cili përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se  ajo çfarë Haradinaj ka deklaruar ditëve të fundit lidhur me Gjykatën Speciale është jashtëzakonisht largpamëse, e mençur, strategjike dhe mbi të gjitha në shërbim të Kosovës.

“Nëse keni harruar: ai tha se çfarë po bëjnë veteranët është tepër e rrezikshme, i dëmton të akuzuarit eventualë dhe e nxjerr Kosovën si vend që saboton drejtësinë. Kështu flet vetëm dikush që interesin e Kosovës e vë mbi interesin personal. Dhe për këtë Ramush Haradinaj meriton respekt!”, ka shkruar Robelli.

Sipaj tij, vlera e deklaratës së Ramush Haradinajt bëhet edhe më e madhe, kur të merret parasysh kontributi esencial i Haradinajt për çlirimin e Kosovës.

Ja postimi i plotë i tij:

Mund ta kritikojmë për shumëçka Ramush Haradinajn, por ajo çfarë ai ka deklaruar ditëve të fundit lidhur me Gjykatën Speciale është jashtëzakonisht largpamëse, e mençur, strategjike dhe mbi të gjitha në shërbim të Kosovës. Nëse keni harruar: ai tha se çfarë po bëjnë veteranët është tepër e rrezikshme, i dëmton të akuzuarit eventualë dhe e nxjerr Kosovën si vend që saboton drejtësinë. Kështu flet vetëm dikush që interesin e Kosovës e vë mbi interesin personal. Dhe për këtë Ramush Haradinaj meriton respekt! Vlera e deklaratës së tij bëhet edhe më e madhe, kur të merret parasysh kontributi esencial i Haradinajt për çlirimin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj i ftuar në emisionin “Natën me Fatmir…