Robert Berisha “gjuan” hapur Albana Osmanin, nisin aludimet e para rreth dyshes

05 shtator 2021 | 10:43

Moderatorja Albana Osmani është shkëputur nga televizioni prej shumë kohësh. Ajo i është përkushtuar projekteve të reja siç ai i fondacionit apo edhe botimi i një libri. Sa i përket jetës private, Albana është treguar gjithmonë e rezervuar.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto me bikini nga plazhi dhe pyet ndjekësit se pse është akoma single.

“Pse jam akoma single?”, ka shkruar moderatorja, krahas imazheve dhe komentet kanë qenë të shumta.

Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë komenti i Robert Berishës, i cili e ka ngacmuar publikisht bukuroshen.

“Nga sot nuk je”, ka shkruar ish-bashkeshorti i Nora Istrefit, që Albana nuk e ka lënë pa përgjigje, duke ia kthyer me dy emoji me të qeshura. Nuk e dimë çfarë po ndodh mes dyshes, megjithatë ndjekësit kanë nisur aludimet e para.

Kujtojmë që ditët e fundit, Roberti u përfol për një ribashkim të mundshëm me Norën, por që gjithçka që u hodh poshtë nga këngëtarja, duke deklaruar se vajza është ajo i që i bën bashkë. / Top Channel

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Vushtrrisë,…