Robert Berisha përlotet teksa flet për nënën e tij

29 mars 2021 | 15:27

Në emisionin “Nostalgji muzikore”, për herë të parë pas shumë kohësh Robert Berisha u bë pjesë e një intervistë, ku ka folur për tema të ndryshme.

Gjatë intervistës, nuk kishte se si të mos pyetej edhe lidhur me atë që ndodhi para disa muajsh në familjen e tij që ishte ndarja nga jeta e nënës së Robertit.

Lidhur me këtë temë, ai tregoi momentet e dhimbshme dhe një histori tepër të ndjerë pas ndarjes nga jeta të saj.

“Edhe kur kam bërë postimin, kam menduar që do të kisha forcë për të shkruar më shumë, por e kam lënë vetëm me ‘Kam shumë me thënë për ty, por po e lë me kaq…’, sepse kam humbur një shoqe. Kam humbur një shoqe që nuk e kisha problem ta ftoja e njihja me shoqërinë time, edhe Nora po ashtu, sepse ishte zonjë e vërtetë”, ka thënë ai, duke shtuar se i mungon shumë. “Më mungon shumë. Kur isha në Amerikë e kisha ditëlindjen, më shkoi mendja ta merrja në telefon. Duhet kohë e gjatë që ta besoj se ka ikur nga kjo jetë, e mora në Viber dhe i kam ende mesazhet me të në telefon, të cilat do i ruaj gjatë se janë kujtime shumë të bukura”, rrëfyer ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se procesi i…