Robert Berisha zbulon të vërtetën e lidhjes me modelen 22 vite më të re
11 nëntor 2020
| 12:09
Robert Berisha ka rrëfyer sot në ‘Wake Up’ të vërtetën e lidhjes me modelen, Jessica Kadiu. Ai ka treguar si është njohur në Turqi me modelen, duke bërë të qartë se mes tyre nuk ka asgjë.
“Nuk merrem me vajza 22 vite më të reja”, u shpreh Robert Berisha.
“Ka qenë shoqëri e mirë mes meje dhe asaj, para dy viteve kur ishim me xhirime në Turqi. Ishim 5 ditë në Turqi për një projekt. Gjithmonë jemi takuar me një njëri të tretë, asnjëherë nuk kemi qenë vetëm ne të dy.
Është gocë 22 vite më e re se unë. Nuk e di çfarë ka pranuar e çfarë ka thënë ajo. Nuk ka asgjë mes nesh, shpresoj që asaj të mos i bëhet problem. Robi plaket kur do vetë, por me goca të reja nuk bohet”, tha Roberti.