Robert C. O’Brien emërohet këshilltar për siguri kombëtare në ShBA

18 shtator 2019 | 15:57

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Robert C. O’Brien, në pozitën e këshilltarit për siguri kombëtare.

“Kam punuar për kohë të gjatë me Robertin. Ai do të bëjë një punë fantastike”, ka thënë Trump përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.

O’Brien ka qenë më herët i dërguar special i presidentit për Çështje të Pengjeve në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ai do jetë këshilltari i ri për siguri kombëtare në Shtetet e Bashkuara pasi Trump ka shkarkuar John Boltonin nga kjo pozitë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 17 shtator Policia në Suharekë, gjatë zbatimit të urdhëresës…