Robert De Niro humb betejën kundër ish-asistentes, shuma marramendëse që do paguaj
Robinson shpërtheu në lot pasi dëgjoi vendimin e gjykatës, më pas falënderoi dhe uroi ekipin e saj ligjor
Kompania e ikonës së kinematografisë, Robert De Niro, duhet t’i paguajë një ish-punonjëse 1.2 milion dollarë, për pretendimet për diskriminim gjinor dhe hakmarrje.
Ky vendim i jep fund një beteje ligjore shumëvjeçare mes aktorit të famshëm dhe ish-punonjëses, Graham Chase Robinson, e cila filloi pas dorëheqjes së saj nga “Canal Productions”.
Mediat e huaja shkruajnë se Robinson kishte paditur për 12 milionë dollarë, duke pretenduar se ajo ishte abuzuar, poshtëruar, paguar pak dhe trajtuar si ‘gruaja e zyrës’ e De Niros.
Ndërkohë shuma që aktori i famshëm duhet të japë, rezultoi e barabartë me pagën që do të kishte marrë në katër vitet pas pushimit nga puna, gjatë të cilave, pavarësisht se kishte bërë mbi 600 aplikime, ajo nuk arriti të gjente punë.
Megjithatë, duhet theksuar se është vetëm një pjesë e vogël e 1.2 milionë dollarëve të kërkuara fillimisht nga paditësja 41-vjeçare.
Robinson shpërtheu në lot pasi dëgjoi vendimin e gjykatës, më pas falënderoi dhe uroi ekipin e saj ligjor.
Megjithatë, Robert De Niro nuk u shpall personalisht fajtor për diskriminim gjinor ndaj ish-asistentes të tij, edhe pse pretendimet e saj në gjykatë u fokusuan në sjelljen e tij të keqe ndaj saj.
Robinson filloi të punonte në kompaninë e tij në vitin 2008, duke u ngjitur gradualisht në pozicionin e zëvendëspresidentes, kur dha dorëheqjen në prill 2019, paga e saj u tha se kishte arritur në 300,000 dollarë. Ajo pretendon në padinë e saj se De Niro e trajtoi atë si “gruaja e zyrës”, duke i kërkuar të bënte punë si larja e çarçafëve dhe kruarja e shpinës. Ajo shton se është paguar më pak se një koleg mashkull me detyra të ngjashme.
De Niro u detyrua të pranonte incidentin e kruarjes së shpinës, si dhe i kërkoi Robinsonit të merrte një Uber për t’i marrë një Martini nga restoranti Nobu natën vonë.
Ajo gjithashtu e akuzoi atë se e kishte thirrur dy herë gjatë funeralit të gjyshes së saj në vitin 2015 për të blerë një biletë autobusi për djalin e tij adoleshent. Kur iu kërkua të kërkonte falje për incidentin, ai komentoi: “Po çfarë? Nëse e bëra, e bëra.’ Ai shtoi se “ nëse do të ishte në funeral do të kisha treguar ndjeshmëri”. “Nuk është se ata varrosnin gjyshen e saj në atë kohë apo diçka të tillë.’
Ai pranoi se unë “ngrita zërin” dhe se ai ishte ” i mërzitur ” sepse ajo nuk e kishte zgjuar në kohë për një ngjarje të rëndësishme që ai duhej të merrte pjesë.
Duhet theksuar, nga ana tjetër, se mosmarrëveshja e tyre ligjore filloi kur kompania e De Niro-s e akuzoi atë, në vitin 2019, për transferimin e një vlere 450,000 dollarë nga llogaria e kompanisë te stafi i saj. Ajo akuzohet nga aktori gjithashtu se ka shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë më shumë për sende personale, ushqime dhe udhëtime, akuza të cilat Juria e shpalli Robinson të pafajshme.