Robert F. Kennedy Jr tërhiqet nga gara presidenciale

23 gusht 2024 | 12:39

Kandidati i pavarur për president të ShBA-së, Robert F. Kennedy Jr, ka dorëzuar dokumentet e nevojshme për t’u tërhequr nga zgjedhjet presidenciale të shtetit të Arizonës.

Sipas informacioneve, kandidati dëshiron një marrëveshje me Donald Trump, në të cilën ai do të mbështeste kundërshtarin e tij republikan në këmbim të një vendi në një administratë eventuale të Trump.

Kennedy, 70 vjeç, djali i politikanit të ndjerë demokrat dhe Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA-së, Robert F. Kennedy dhe nipi i presidentit të ndjerë John F. Kennedy, kishte filluar fushatën e tij presidenciale si demokrat, duke kërkuar nominimin presidencial të partisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një artikull të…