Robert Gjonaj në Asamblenë e Livonias, krenari për shqiptarët
Zgjedhjet lokale për asambletë e komunave që u mbajtën këto ditë në Livonia, një shqiptar, Robert Gjonaj u zgjodh asamblist në Asamblenë e qytetit Livonia.
Lajmin e ka bërë me dije në rrjetin social “Facebook” Shoqata Jehona e Malësisë.
Shqiptarët në Michigan duhet të jenë krenar me këtë arritje, duke qenë se tashmë kanë asamblist në asamblenë e qytetit Livonia.
Arritjet e shqiptarëve në Michigan janë të mëdha dhe ky sukses i Gjonajt është në vazhdën e sukseseve të shqiptarëve, jo vetëm në biznes dhe në fusha të tjera, por edhe në jetën politike, atë lokale ku zëri i qytetarit ka përfaqësim të denjë nga personalitetet si Robert Gjonaj.
Përndryshe Robert Gjonaj ka shërbyer në Forcat e Armatosura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Irak, Iran dhe gjetiu në lindjen e mesme.