Robert Rikiq përforcon KB Bashkimi
23 korrik 2024
| 11:08
Robert Rikiq është përforcimi i parë i huaj i KB Bashkimi. Lajmin e ka bërë të ditur klubi prizrenas. Ai së fundi ishte lojtar i Rabotniçkit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa më herët ka luajtur edhe në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Çeki.
“Gjithashtu, Rikiq ka luajtur për 6 vjet në ABA Ligë me ekipet si Zagreb, Shiroki, Buduçnost dhe Igokea”, shkruan në njoftimin e Bashkimit. Ai në kampionatin e Maqedonisë së Veriut luajti me mesatare prej 15,4 pikë dhe 9,2 kërcime.