Roberto Mancini jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Italisë

13 gusht 2023 | 14:06

Roberto Mancini ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Kombëtares së Italisë.

Lajmin e ka konfirmuar Kombëtarja e Italisë.

Ky largim vjen vetëm 10 muaj para se të fillonte Kampionati Evropian 2024.

Mancini ishte pjesë e Italisë që nga viti 2018, teksa kishte arritur ta fitonte Kampionatin Evropian 2020.

Megjithatë, Italia ka dështuar më pas të kualifikohej në Kupën e Botës 2022.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona do ta fillojë sonte misionin për mbrojtjen e titullit…