Roberto rinovon kontratën me Barçën

10 qershor 2022 | 15:55

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje për rinovimin njëvjeçar të kontratës me mesfushorin Sergi Roberton.

“FC Barcelona dhe lojtari Sergi Roberto kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2023. Klauzola e blerjes së lojtarit do të jetë 400 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës në faqen zyrtare.

Ndryshe, me Barcelonën, Roberto ka fituar 23 trofe: dy tituj të Ligës së Kampionëve, gjashtë La Liga, pesë Superkupa të Spanjës, dy Superkupa Evropiane dhe dy Kupa të Botës për Klube.

Në 316 paraqitje zyrtare, spanjolli ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 37 asistime. Që nga viti 2018 ai ka qenë njëri nga katër kapitenët e ekipit të parë pas largimit të Javier Mascherano.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje.…