Robertson: Nuk besoj se City do të ndalet ndaj Leicesteri

06 maj 2019 | 13:13

Nuk besoj se Siti do të ndalet ndaj Lestërit”, futbollisti i Liverpulit i akordon titullin skuadrës së Guardiolës

Andrew Robertson nuk beson më te titulli i kampionit në Premier Ligë. Me një ndeshje për t’u luajtur, Liverpooli duhet të shpresojë në një rrëshqitje të Manchester Cityt sonte ndaj Leicester Cityt.

Duke folur për takimin e rivalëve, mbrojtësi skocez i të kuqve deklaroi: “Presioni ekziston për ata dhe për ne. Ishte si një garë të cilën e nderuam deri në fund. Është e pabesueshme të mos fitosh titullin me kaq shumë pikë, por nuk besoj se City do të ndalet ndaj Leicesteri e as në fundjavën e ardhshme. Ne do të bëjmë detyrën, por tani shanset janë fare të pakta duke qenë se na ka mbetur vetëm një ndeshje e duhet të shpresojmë tek të tjerët”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,…