Robertson para ndeshjes me Gjermaninë: Mund të futemi në histori

14 qershor 2024 | 16:45

Andy Robertson, është padyshim lideri te skuadra kombëtare skoceze. Anësori i majtë i Liverpoolit, ndihet plotësisht i karikuar, në prag të ndeshjes hapëse të “Euro 2024”, atë që kombëtarja e tij, do ta luajë, përballë Gjermanisë, vendit organizator të këtij kompeticioni.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të përballjes, Robertson u shpreh: “Besoj shumë te forca e skuadrës tonë, duhet ta demonstrojmë në fushën e lojës. Gjermania do të qarkullojë topin, por ne duhet të shfrytëzojmë ato pak mundësi që mund të na paraqiten”, theksoi Robertson.

Duhet nënvizuar fakti se skocezët, nuk e kanë kaluar asnjëherë fazën e grupeve, në katër pjesëmarrjet që ajo ka pasur në fazën finale të një kompetiticoni. “Besoj se mund të jemi skuadra që mund të futemi në histori”, përfundoi intervistën e tij, Andy Robertson.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 18.06.2024 Punime të…