Robertsoni bëhet pishman: Nuk respektova më të mirin e historisë

04 tetor 2022 | 17:30

Mes shumë ndeshjeve të luajtura me Barcelonën, Leo Messi sigurisht se nuk e ka shumë mirë kujtesën e ndeshjes në “Anfield” kundër Liverpoolit. Në vitin 2019 “Reds” përmbyti disavantazhin 3-0 në “Camp Nou”, çka dukej si “gur varri” i aspiratave të tyre për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Asnjë frikë nga skuadra e Kloppit ndaj 10 blaugranave, pavarësisht se në ndeshjen e parë “Pleshti” kishte krijuar kaos, madje duke e “shpuar” Alisson me një goditje dënimi të çmendur. Robertsoni shpjegoi se nuk ia kërkoi fanellën yllit argjentinas.

Mbrojtësi skocez e shpjegoi këtë moment për “podcastin” e Peter Crouchit, duke i treguar ish-sulmuesit të kombëtares së Anglisë skenën që tashmë është kthyer në një nga simbolet e një ndeshjeje legjendare. Pak minuta pas vërshëllimës fillestare, Robertsoni dhe Messi përfunduan të dy në tokë: “Bashkë me Fabinho po e ndiqnim, teksa unë dhe Messi ramë në tokë. I tërhoqa pak flokët. Ai nuk ishte shumë i lumtur, por është diçka që nuk do ta bëja më. Ishte mungesë respekti për futbollistin më të mirë të të gjitha kohëve”.

Messi, në fakt, nuk e ka marrë mirë, por krahasuar me dramën që do të jetonte në “Anfield”, përmbysjen e madhe të të kuqve, ishte absolutisht asgjë. Robertsoni shpjegon se ai gjest pothuajse erdhi instinktivisht, sepse atë natë “Anfield” ishte një “ferr” i vërtetë i kuq dhe skocezi u rrëmbye: “Ajo ndeshje ishte e veçantë dhe nuk mund ta përmbante askush veten. Nuk kam përjetuar kurrë një atmosferë të tillë. Ishim shumë të emocionuar për ndeshjen. Më vjen keq që e bëra, edhe sepse është një gjest që të gjithë mendojnë tani kur flasin për mua, që nuk është më i miri i jetës. Nuk po mendoja për atë që po bëja. Po ta kisha menduar nuk do ta kisha bërë kurrë një gjë të tillë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2022 nuk ka qenë ai që pritej për Mercedesin,…