‘Robin Hoodi’ po ua paguan borxhet të varfërve

27 gusht 2020 | 08:29

Një person i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve në Tuzla të Turqisë, por askush nuk po e di se kush është ky. Burri misterioz u ka lënë këtyre familjeve zarfe me lekë poshtë derës, në një kohë kur varfëria po fajësohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi.

“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve”, i tha agjencisë së lajmeve “Demirören” pronari i njërit prej dyqaneve.

Më tej ai tha se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash. “Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar, gjithashtu, se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfra”, tha pronari i dyqanit. Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz, ai m’u përgjigj: “Thjesht, më quaj Robin Hood”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria gjermane ka zgjatur paralajmërimin për të mos udhëtuar në…