Robin Krasniqi flet për herë të parë për Heidi Lushtakun

06 dhjetor 2020 | 09:22

Kampioni i botës në boks Robin Krasniqi ka zbuluar detaje nga jeta e tij private.

Gjatë sfidës “Ndaje ose kovën”, Krasniqit njësoj si të gjithë të ftuarve të tjerë iu bë një pyetje, e cila ishte: “Robin, ke qenë në një lidhje dashurie me modelen Heidi Lushtaku.

Mediat kanë aluduar për një rikthim tuajin së bashku. Ndaj në “Shiko Kush LUAN”, duam të dimë a jeni apo jo në lidhje me Heidin. Ndaje me ne sot ose kovën…”

Teksa të gjithë nga salla i thonin tërhiq kovën, Krasniqi zgjodhi të përgjigjet. Ai na tregoi se është e vërtetë që kanë patur një problem në lidhjen e tyre ashtu siç ka çdo çift,por ama gjërat nuk kanë përfunduar, shkruan express.

“Si çdo njoni që ka patur problem në lidhje edhe ne kemi pas, sidomos kohen e fundit, por nuk ka përfunduar çdo sen”.

Madje në intervistën e dedikuar Robin Krasniqit e titulluar “Kampion në boks dhe në jetë!” Krasniqi na pranoi se ka patur plane për martesë këtë vit, por njësoj si shumë çifteve të tjera, këto plane ua ka prishur Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas lajmeve të bujshme që vijnë nga mediat argjentinase, duket…