Robin Krasniqi shkon në Prekaz, takohet me Rifat Jasharin

05 mars 2023 | 13:42

Boksieri i njohur nga Kosova, Robin Krasniqi, ka vizituar Prekazin me rastin e fillimit të “Epopesë së UÇK”-së.

Ai gjendet në Kosovë pas fitores ndaj Timur Nikarkhoev një javë më parë.

“Sot ishim në Prekazin e Adem Jasharit,në Prekazin e Ahmet Delisë e Tahir Mehës, ishim aty ku gjaku solli lirin ku jeta nuk vlen asgjë pa lirin e atdheut, ishim në vendin e frymëzimit që të mësohen brezat e ardhshëm se si luftohet e sakrifikohet për atdheun, dhimbjen dhe lotin tonë e lante mikpritja e Bacës së shqiptarisë të madhit Rifat Jasharit, i cili na priti e na përcolli si Mic Sokoli, i cili nuk i lëvizte qerpiku edhe pse nga dritarja e tij e kullës shihej një lendinë varre. Zoti e bekoftë familjen Jashari , Bacën tonë Rifatin dhe gjithë shqiptarinë !”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë…