Robin Krasniqi tregon nëse do të ketë rimeç me Dominic Boesel

11 tetor 2020 | 14:40

Robin Krasniqi dhe Dominic Boesel pritet të përballen në një rimeç për titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë në IBO dhe WBA, pasi Krasniqi është bërë boksieri i parë shqiptar që shpallet kampion bote.

Boksieri nga Kosova, i cili lufton nën flamurin gjerman, e ka mposhtur Boeselin me një nokaut dërrmues në rundin e tretë në Magdeburg dhe është shpallur kampion i përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë.

Pas meçit, Krasniqi ka konfirmuar për “ARD” se ka rënë në ujdi për rimeç me Boesel në marrëveshjen e mëhershme.

Boesel, 30 vjeç, po e mbronte titullin për herë të parë në karrierë, pasi e kishte fituar në nëntor të vitit të kaluar.

Por një e djathtë e Krasniqit ishte aq e fortë dhe e shpejtë, saqë boksieri gjerman u rrëzua si një lis i madh dhe koka iu përplas për dyshemeje.

Krasniqi, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.

33-vjeçari ishte superior ndaj gjermanit dhe tregoi formë shumë më të mirë fizike, po ashtu.

Pas meçit, Krasniqi ka konfirmuar se ai dhe Boesel kishin rënë në ujdi paraprake për rimeç.

“Kemi marrëveshje për rimeç”, ka thënë Krasniqi pas meçit të mbrëmshëm.

Pas meçit, edhe Boesel ka thënë se nuk do të dorëzohet dhe do të rikthehet për të luftuar për titujt e humbur.

“Unë jam ende i ri, kjo nuk më frikëson. Do të kthehem sërish”, ka thënë Boesel pas meçit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria luan ndaj Kazakistanit duke filluar nga ora 15:00, në…