
Robin Mitchell emërohet president i ANOC-ut
20 tetor 2022
| 13:25
Robin Mitchell është emëruar president i ri i ANOC-ut, në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme, që u mbajt në Seul të Koresë së Jugut.
Mitchell është nga Fixhi dhe do të drejtojë ANOC-un në mandatin 2022 – 2026.
Sheikh Joaan bin Hamad Al-Thani është emëruar zëvendëspresident. Të dy u zgjodhën pa kundër kandidatë.
Në Asamble po marrin pjesë edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.