Robin Thicke bëhet sërish baba
26 shkurt 2018
| 11:46
Robin Thicke dhe April Love Geary janë bërë prindër.
Këngëtari 40-vjeçar ka njoftuar përmes rrjetit social “Instagram” se ai dhe e dashura e tij 23-vjeçare tashmë kanë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me ermin Mia Love Thicke. Gjithashtu, Robin është baba edhe i një djali shtatëvjeçar me ish-bashkëshorten Paula Patton.