Robinho dënohet me nëntë vjet burgim për përdhunimin e 22-vjeçares shqiptare
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Manchester Cityt dhe Milanit, Robinho, është dënuar me nëntë vjet burgim për rastin e përdhunimit të një 22-vjeçareje shqiptare në vitin 2013.
Robinho u shpall fajtor nga një gjykatë italiane në vitin 2017 për pjesëmarrje në përdhunimin në grup të 22-vjeçares shqiptare, ndërsa vendimin për burgim prej 9 vjetësh e dha gjykata në Brasilia, pas një kërkese nga Italia.
Braziliani do të mbetet në liri deri në vendimin e apelit, ndërsa në kohën e krimit, Robinho luante për Milanin, shkruan BBC.
Robinho fitoi dy tituj të La Ligës në katër sezone në Real Madrid, përpara se t’i bashkohej Cityt për një tarifë rekorde të atëhershëm prej 32.5 milionë funteve.
Pas dy sezonesh, Robinho u transferua te Milani ku kaloi pesë vite përpara se të transferohej në skuadrën kineze Guangzhou Evergrande dhe të kthehej në Brazil te Atletico Mineiro.