Robinsoni: ShBA-ja është këtu për t’ju mbështetur
Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson, ka thënë sot në Prishtinë se ShBA-ja është në Kosovë për të ndihmuar e mbështetur.
Në një konferencë të përbashkët për medie me presidenten Vjosa Osmani, Robinson ka theksuar se
shteti i tij po punon për një Kosovë më transparente, raporton Ekonomia Online.
“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për atë që policia po punon, për shërbimet e sigurisë, për qytetarët e rëndomtë kosovarë, porosia ime do të ishte që ShBA-të janë këtu për t’ju mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar institute jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit e të drejtësisë. Po punojmë për një Kosovë më të mirë dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen. S’është hera e parë që jam në rajon, kam punuar edhe në rajon më herët. Po më duket sikur jam kthyer në shtëpi dhe mirëpres mundësinë për të parë edhe më shumë nga vendi juaj”, ka thënë ai.