
Rocco Vata ia shuan shpresat Shqipërisë, ftohet nga Irlanda
13 mars 2025
| 14:06
Rocco Vata nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kombëtares së Shqipërisë. I biri i ish-futbollistit shqiptar, Rudi Vata është përfshirë në listën e të ftuarve të Irlandës për ndeshjet e marsit. Shqipëria kishte ende shpresa, por lista e sotme e irlandezëve i hoqi krejt dilemat dhe tash dihet qartë qëndrimi dhe vendimi i Vatës junior.
Kështu, mbyllen krejt rrugët që e çonin futbollistin tek Kombëtarja shqiptare. 19-vjeçari është lindur në Skoci, ndërsa deri tash ka qenë pjesë e ekipit të të rinjvë të Irlandës. Ai luan tek Watfordi në Angli.