“Rock Hall of Fame” pasurohet me emra të rinj
15 dhjetor 2017
| 10:53
Bandat legjendare të “Rock”-ut, Bon Jovi, “Dire Straits”, “Moody Blues”, këngëtarja e ndarë nga jeta Nina Simone, si dhe “The Cars” do të përfshihen në “Rock & Roll Hall of Fame”.
Lista e vitit 2018 tregon një rikthim në rrënjët e “U. S. Hall of Fame”, që përgjatë dy vjetëve të fundit e ka zgjeruar bazën duke mirëpritur artistë të “Rap”-it, të tillë si Tupac Shakur. Bon Jovi, që mban emrin e vokalistit të saj, u formua në vitin 1983 në New Jersey dhe mbetet një prej grupeve më të suksesshme në industrinë muzikore amerikane, duke publikuar albume herë pas here.