Rodney Purvis përforcon Pejën

12 gusht 2022 | 15:50

KB Peja ka arritur akordin me njërin ndër lojtarët më të mirë në Kosovë sezonin e kaluar, Rodney Purvis.

“Rodney Purvis i bashkëngjitet projektin tonë për sezonin 2022/23. Purvis, më herët kishte luajtur në ligën e ëndrrave, në NBA për ekipin Orlando Magic ndërsa vitin e kaluar ndihmoj shumë Trepçën në arritjen deri në finale”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Pejës.

Nga klubi pejan të enjten është larguar basketbollisti më i mirë në vend, Dardan Berisha, kurse si përforcim ka ardhur edhe amerikani Isiah Umipig. Ky i fundit ka një përvojë të gjatë në NCAA, Sllovaki, Kanada, Turqi, Lituani, Ukraine dhe në sezonin e fundit ishte pjesë e Ligës elite të Zvicrës, tek ekipi BBC Nyon.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka vazhduar me fushatën…