Rodri: Do të ishte një ëndërr të fitoja ‘Topin e Artë’
Ylli i Manchester Cityt, Rodri ka thënë se do të ishte një ëndërr për të që të fitonte “Topin e Artë”. Ceremonia e ndarjes së çmimit më të madh individual do të mbahet me 28 tetor në Paris.
Njëri nga favoritët kryesor për të fituar çmimin është edhe Rodri, i cili e ka cilësuar një ëndërr triumfin në këtë garë pas fitimit të Ligës Premier dhe Kampionatit Evropian këtë vit. “Do të ishte një ëndërr”, ka thënë fillimisht mesfushori spanjoll i cili është ndër favoritët për çmimin e madh individual.
“Jam shumë i lumtur për gjithçka që më ndodh në vitet e fundit, fitimi i trofeve me Cityn dhe fitimi i Evropianit me vendin tim është vetëm një ëndërr. Është pasojë e punës së palodhur, konsistencës, të mos dorëzohen kurrë”, ka deklaruar Rodri. Përveç Rodrit në garën e ngushtë për të fituar “Topin e Artë” janë edhe Vinicius Junior, Dani Carvajal dhe Jude Bellingham.