Rodri, favorit për ‘Topin e Artë’
15 korrik 2024
| 15:44
Për muaj të tërë u përfol emri i Judge Bellinghamit si favorit për “Topin e Artë”.
Ai e siguroi titullin e La Ligës dhe atë të Ligës së Kampionëve, por në pjesën e dytë të sezonit nuk ishte gjithaq bindës, dhe në muajt e fundit printe bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Vinicius Junior.
Sidoqoftë, mbrëmë Bellinghami e pati sërish mundësinë të dilte në pole position, por Anglia u mposht nga Spanja 2-1.
Ndërkaq tani, një sërë mediumesh ndërkombëtare po e rangojnë Rodrin si më meritorin për edicionin e sivjetmë të “Topit të Artë”.
Rodri, i cili u zgjodh lojtari më i mirë i “Euro 2024”-shit, triumfoi me Spanjën, fitoi Premier Ligën me Manchester Cityn, dhe arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.