Rodri, lojtari i sezonit në Ligën e Kampionëve
11 qershor 2023
| 21:00
Rodri është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2022/23 në Ligën e Kampionëve. Paneli i Vëzhguesve Teknik i UEFA-s ka zgjedhur mesfushorin e Manchester Cityt si lojtarin e sezonit.
26-vjeçari u paraqit në 12 ndeshje këtë sezon në Ligën e Kampionëve, teksa shënoi dy gola. Spanjolli ishte golashënues në fitoren 1:0 në finalen ndaj Interit, kurse golin tjetër e kishte shënuar në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Bayern Munichit, ndeshje e cila ishte fituar 3:0 nga “Qytetarët”.
✨?? @mancity’s final hero Rodri is the 2022/23 #UCL Player of the Season ?#UCLfinal
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 11, 2023