Rodri pasi fitoi ‘Topin e Artë’: Sot fitoi futbolli

28 tetor 2024 | 23:13

Fitues i çmimit “Topi i Artë” u shpallë ylli i Manchester Cityt, Rodri. Rodri la prapa tre lojtarët e Real Madridit, Vinicius Junior, Daniel Carvajal dhe Jude Bellingham.

Kjo është hera e parë në histori që mesfushori spanjoll e fiton këtë çmim. Pas pranimit të çmimit, ai tha fjalët e para me epitetin e ri, duke falënderuar babain e familjen e tij.

“Një ditë, i thashë babait tim se do ta lë futbollin, ëndrra ime ka marrë fund. Por, ai më tha, vazhdo deri në fund. Tani sot, unë jam këtu, më duhet ta falënderoj”, tha ai fillimisht.

Por, ai edhe zbuloi se çfarë mesazhe pranonte sot gjatë ditës.

“Tërë ditën sot më kanë shkruar shoqëria ime, duke më thënë se ‘futbolli fitoi sot’”, shtoi ai më tutje.

Ai gjatë sezonit të kaluar e fitoi Premier Leaguen dhe “EURO-n” me Spanjën.

Përndryshe, Rodri është futbollisti i parë nga Premier League që e fiton këtë çmim, që nga Cristiano Ronaldo më 2008

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Loredana Zefi, e njohur edhe si ish-partnerja e këngëtarit…