Rodri për ‘Topin e Artë’: Është një ëndërr

13 shtator 2024 | 14:06

Mesfushori i Manchester Cityt dhe Kombëtares së Spanjës, Rodri është i nominuar për të fituar çmimin individual “Topi i Artë”.

Gjatë një interviste për ESPN-në, mesfushori spanjoll tha se e ka në ëndërr një çmim të tillë. Madje, ai tregon se në rrugë njerëzitë po i thonë se “ti je fituesi”.

“Do të ishte një ëndërr për mua të fitoja ‘Topin e Artë’”, do ishte një burim krenarie.

“Në rrugë njerëzit më thonë që unë jam fituesi, ju e meritoni. Dhe kjo për mua do të thotë shumë, pra tashmë jam fitues”, ka thënë Rodri gjatë kësaj interviste.

Mesfushori spanjoll ka rival të mëdhenj për këtë çmim, duke filluar nga Jude Bellingham, Vinicius Jr e shumë të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asamblisti Bekim Lestrani  është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të…