Rodri shpjegon pse Messi është superior ndaj Ronaldos
Rodri ka ndarë mendimet e tij për debatin e vazhdueshëm mes dy prej më të mëdhenjve të historisë, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Në një intervistë të fundit, fituesi aktual i “Topit të Artë” shpjegoi pse beson se Messi dallohet si lojtari superior.
Rodri deklaroi se ndërsa Ronaldo përputhej me arritjet e Messit, ai nuk posedonte të njëjtin talent natyral.
“Cristiano arriti të përballet me Messin pa një talent të lindur. Por, ne që luajmë kundër tyre, e kuptojmë ndryshimin”, ka thënë fillimisht Rodri. Spanjolli gjithashtu përshkroi aftësinë e Messit për të ndikuar në lojë.
“Messi merr topin dhe ju thoni: ‘Rrezik’. Kur ju filloni të luani kundër tij, të përpiqeni t’ia hiqni topin, ai ju shmang sikur të ishit asgjë”. Rodri përfundoi duke reflektuar mbi ndjenjat e lojtarëve që përballeshin me Messin në fushë, duke thënë: “Kur ai mori topin, kishte ndjenjën se diçka e keqe do të ndodhte”. Ai gjithashtu ia dedikoi “Topin e Artë” brezit të kaluar të të mëdhenjve të Spanjës, duke e quajtur atë “të padrejtë” që ata kurrë nuk e fituan çmimin prestigjioz.